Grupi islamik al Shabaab, nëpërmjet rrjetit social Tëitter, denoncon faktin se gjatë sulmit në qendrën tregtare në Nairobi, janë vrarë 137 pengje.

Al - Shabaab akuzon forcat keniane, se kanë përdorur "gaz kimik", për t`i dhënë fund asaj çka po ndodhte në ambientet e brendshme të qendrës.

Ata gjithashtu akuzojnë se "forcat keniane, kanë provokuar rrëzimin e ndërtesës, për të mbuluar kështu, provat dhe të gjithë pengjet që kanë përfundur në gërmadha".


(v.gj/shqiptarja.com)