Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi tha se sulmi në revistën “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën 12 persona, nuk është një sulm fetar por nga njerëz kriminelë pa fe dhe pa nder. Në një konferencë për shtyp nga Ambasada e Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi tha se shteti francez nuk do të lejojë të goditet nga një krim i poshtër.
“Franca ka qënë obejt i një atentati të paprecedentë, ky atentat shkaktoi 12 viktima dhe plagosi shumë të tjerë. Mes tyre dhe disa gazetarë të talentuar, të njohur për lirinë e shprehej dhe të fjalës. Kjo revistë mishëron prej dhjetëra vitesh të drejtën për të menduar në liri të plotë. Këto vrarës të ulët donin të godisnin lirinë e të menduarit dhe të shprehurit. Franca nuk do të lejojë të goditet nga ky krim i poshtër. Ky akt shumë i rëndë shkaktoi dhe vrasjen e dy policëve, njëri u ekzekutua teks kërkonte mëshirë. Këta vrarës tentuan të mbillnin kaos. Këto burra dhe ajo grua vdiqën dhe u vranë për idenë që kishin për Francën, për Francën e lirë”, tha ambasadori Bernard Fitoussi.
Ndërsa tha se sulmuesit do të përballen me të njëjtën monedhë, ai theksoi se e gjithë Franca duhet të jetë e bashkuar në këtë situatë. “Dua të shpreh dhe njëherë se Francën nuk do ta pengojë në luftën kundër kësaj barbarie. Ne duam të shpërndajmë mesazhin e paqes në gjithë botën. Ne do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë krimit që na goditi. Do t’i ndëshkojmë në mënyrë më të ashpër të mundshme. Do bëjmë gjithcka për t’i kapur. Arma jonë më e mirë është uniteti”, deklaroi ambasadori.
Ai falenderoi dhe autoritetet shqiptare por dhe gjithë gazetarët për mbështetjen që i kanë përcjellë. Fitoussi tha se emocioni ka qënë i fortë.
“Emocioni në Shqipëri ka qënë i fortë, kamë marrë mesazhe të panumërta mbështetje nga autoritete si dhe gjithë shoqëria. Zonja dhe zotrinj dua të shpreh ngushëllimet e mia, në Shqipëri njihet çmimi i gjakut që është derdhur për fjalën e lirë. Nga ana ime, unë e dija se sa vlera universale janë të respektuara gjerësisht në Shqipëri. Dëshiminë e saj ne e pamë dje”, deklaroi Bernard Fitoussi.
Ai kishte dhe një mesazh për gjithë botën: Ata nuk kanë fe, ata janë vrasës dhe jo muyslimanë, apo katolikë, janë kriminela pa ligj dhe pa nder. Dua të shpresoj që vendi jonë dhe Europa të mësojë nga Shqipëria dhe të bëjnë të jetojnë në harmoni të gjitha besimet fetare”.
/Shqiptarja.com

VIDEO