Sulmet në Francë kanë ngjallur indinjatë jo vetëm tek populli francez, por në mbarë botën. Padyshim të gjitha gazetat franceze dhe europiane, u çelën këtë të shtunë me kryeartikullin mbi tragjedinë e ndodhur.
Njëra prej tyre është edhe gazeta italaine “Libero”, e cila si kryeartikull të sajin kishte togfjalëshin “bastardë islamikë”. Një titull i tillë natyrisht ka tërhequr vëmendjen dhe është kritikuar nga media të tjera, si shkelje e parimeve të gazetarisë, pasi titujt nuk duhet të përmbajnë fyerje ndaj rracës apo përkatësisë fetare.
Megjithatë Guvernatori i Lombardisë Roberto Maroni e ka konsideruar këtë frazë si një “sintezë perfekte” raporton La repubblica.

Ndërsa gazetari Masso Notariani, organizator i mbështetjes milaneze në solidaritet me Francën e ka paditur këtë gazetë dhe drejtorin e saj Maurizio Belpietro.
Ky i fundit në një koment të tijin në twitter u kundërpërgjigjet kritikave, duke thënë se “bastardo islamici” është përdorur për të pohuar se terroristët nuk janë myslimanët e vërtetë, pasi islami i vërtetë është tjetër.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com