"Në këtë moment është detyrë kombëtare bashkimi i të gjithë francezëve që të dalin kundër rrezikut të ekstremistëve dhe të jenë të bashkuar kundër terrorizmit. Ky është një bashkim i detyrueshëm kombëtar që askush nuk mund dhe nuk duhet t’i shmanget edhe brenda klasës politike franceze. Jam mjaft i impresionuar e i shokuar nga qëndrimi i bashkatdhetarëve në realizimin e marshimeve solidarizuese si bashkim i qytetërimit kundër barbarizmit”, u shpreh Sarkozy.
Sipas mediave franceze ish-Presidenti siguron se ndan pikëpamjet me Francois Hollande dhe se do të ketë bisedime të mëtejshme me presidentin Hollande këtë pasdite pasi ai të takohet me përfaqësuesit e partive të tjera politike. François Hollande ka shpallur të enjten ditë zije kombëtare, për herë të pestë që nga viti 1958. Në të gjithë francën është mbajtur një minutë heshtje nga të gjitha institucionet dhe gjitha shërbimet publike të vendit. Flamujt e Francës do të qëndrojnë në gjysmë shtizë për tre ditë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)