Sulmi në RTK, reagon SPERTK:
Dënojmë ashpër sulmin kriminal

Sulmi në RTK, reagon SPERTK:<br />Dënojmë ashpër sulmin kriminal
Pas sulmit të mbrëmshëm në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar Sindikata e Punëtorëve të RTK-së. Në një deklaratë të kryetarit të Sindikatës, Gëzim Bimbashit dënohet ashpër sulmi kriminal ndaj mediumit te vetëm publik në Kosovë.
 
SPERTK ka dënuar fuqishëm aktin duke e cilësuar si një goditje ndaj të ardhmes së Radiotelevizionit dhe të gjithë vendit. Ata kërkojnë nga organet e hetuesisë zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje .

"Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit  të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00.
 
Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit. SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK
", është shprehur Gëzim Bimbashi.
 
Sa i përket shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë Bimbashi është shprehur se SPERTK nuk dëshiron të paragjykojë motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet e fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri