Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm për shkak të detyrës mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.
Analisti Arben Meçe në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv dënoi sulmin ndaj avokatit dhe tha se qytetarët duhet të heqin dorë nga vetëgjyqësia. Sipas Meçes në momentin që bëhet marrëveshja ajo është e detyruar që të zbatohet.
‘Një qytetar ndodhet në vetgjygjësi të një grupi. Shqiptarët duhet të heqin dorë nga vetëgjyqësia. Askush nuk përfiton. Kemi të bëjmë me një person publik, i cili edhe me atë përcaktim që ju i dhatë tregon cilësitë e tij që kemi të bëjmë me një avokat me cilësi të larta. Avokatura në Shqipëri është institucion. Edhe në ligj futet në dispozita të veçanta. Në të gjitha këto plane është se ajo që duhet të bëjmë në shoqëri është të largojmë këtë grup njerëzish. U bë marrëveshja ajo është e detyruar që të zbatohet, nëse nuk e zbaton fillon penalitetet. Problem kemi manipulimin politik. Akti është i dënueshëm absolutisht në shoqërinë tonë.’- tha Meçe.
Nga ana tjetër avokati Idajet Beqiri, u shpreh se 80% e klientëve që fitojnë gjyqin nuk vijnë më.
‘Unë e marr avokatin që të më fitojë gjyqet. 80% të rasteve që ti ja fiton gjyqin nuk vijnë më. Po fitoj gjyqin! Kur nuk ka një marrëdhënie paraprake. Po i fitove gjyqin mbaroi nuk të jep më. Kjo është situatë dramatike. Në këtë drejtim marrëdhëniet me klientin duhet ti ndërtojmë në paradhënie. Këtu në Shqipëri nuk e kuptojnë që paguhet shërbimi. Ende ka mjaft gjyqtarë dhe prokurorë që kaluan vettingun dhe po kalojnë me stilin e vjetër të marrjes së parave. Mos e merrni veten në qafë duke u dhënë lekë. Lekun do ta merrni për shërbimin.’- tha Beqiri.
Ndërkohë Rezart Kthupi nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet avokatit dhe klientit nuk janë lehta.
‘Marrëdhëniet ndërmjet klientit dhe avokatit nuk janë të lehta. Mendojnë se duhet ta fitojnë gjyqin. Ajo që ka ndodhur është se klienti ka vendosur të mos e paguajë avokatin. Klienti ka firmosur kontratë dhe nuk ka paguar. Përmbaruesi ka vendosur sekuestron mbi pjesën e pronës që i takon klientit të tij. Dhe të bësh punën dhe mos të paguhesh! Çdo lloj gjëje që zgjidhet duhet zgjidhur brenda sistemit.’- tha Kthupi.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 19:39
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të
26 Dhjetor 2024, 14:27
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor 2024, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
8 dhjetori dhe themelimi i PD-së, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e Partisë Demokratike! Elezi: Soros, i përfshirë dhe kishte gati posterat
9 Dhjetor 2024, 17:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor 2024, 21:42
-
Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik
3 Dhjetor 2024, 21:37
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor 2024, 22:25