TIRANE- Gjykata e Lartë e quan atentat të rëndë kundër pushtetit gjyqësor, sulmin agresiv me acid sanitar ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni mëngjesin e sotëm.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Gjykata e Lartë nënvizon se “kjo ngjarje, por edhe disa të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare e cila është e interesuar mbi të gjitha për të drejtën dhe sigurinë e jetës së çdo individi dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës. “
Gjykata e Lartë kërkon marrjen e masave për zbardhjen e ngjarjes por dhe zbatimin e dispozitave ligjore për të garantuar mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqtarëve.
JA DEKLARATA E PLOTE
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë, bën më dije së më datën 16 janar 2013 në mëngjes, është kryer një sulm agresiv me acid (sanitar) ndaj anëtares së trupës gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Znj. Mirela Mishgjoni.
Pas këtij akti të rëndë dhune, të përsëritur tashmë ndaj përfaqësuesve të gjyqsorit, Gjykata e Lartë deklaron se sulmi ndaj gjyqtares Mishgjoni, përbën një atentat të rëndë kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të tij. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare e cila është e interesuar mbi të gjitha për të drejtën dhe sigurinë e jetës së çdo individi dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, duke përcjellë njëkohësisht edhe zërin e të gjithë anëtarëve të gjyqsorit shqiptar, kërkon për të disatën herë zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqtarëve. Cënimi i jetës së një gjyqtari përbën kërcënim serioz për shoqërinë, rendin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se gjykatat janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë.
Me bindje, kërkojmë marrjen e masave të menjëherëshme ligjore, institucionale, organizative e materiale nga ana e organeve kompetente, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e ngjarjeve të tilla të shëmtuara dhe çnjerëzore.
I urojmë gjyqtares dhe koleges Mishgjoni shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë pranë familjes dhe detyrës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com