Sulmi ndaj KFOR-it, aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunën në veri të Kosovës

Sulmi ndaj KFOR-it, aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunën në veri të Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy shtetasve serbë me inicialet S.J. dhe I.S. për dhunën e ushtruar në veri të Kosovës kundër forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, dyshohet se më 29 maj të vitit të kaluar, dy të pandehurit u bashkuan me turmën e protestuesve serbë në Leposaviq, ku pati shfrytëzim të dhunës të pakontrolluar. Ata përdorën mjete të forta, shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri, duke rezultuar në lëndime të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe të gazetarëve që kishin raportuar për ngjarjet e asaj dite.

Aktakuzat e paraqitura kundër dy të pandehurve bazohen në ligjin e Republikës së Kosovës, konkretisht në nenin 404 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal, për akuzën e pjesëmarrjes në turmë që kryen vepër penale huliganizmi.

Ngjarja e dhunshme ka rritur tensionet në veri të Kosovës dhe paraqet një sfidë për autoritetet për të mbajtur situatën nën kontroll. Procesi gjyqësor pritet të vijojë për të hetuar dhe zbardhur përgjegjësitë për këtë incident të rëndë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës