Sulmi ndaj Kongresit në Brazil, mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë! Protestuesit: Burg për Bolsonaron

Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil kanë mbajtur mitingje pro-demokracisë, në një përgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro. Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.

Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasília, trazira të cilat erdhën një javë pasi Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit. Protesta u mbajtën edhe nëpër qytete të tjera. Të hënën, mitingje në rrugë u mbajtën në një numër qytetesh dhe qytezash. Një pjesë e Paulista Avenue, rruga më e famshme e Brazilit, u bllokua ndërsa turmat mbushën zonën, duke kënduar, kërcyer dhe brohoritur për drejtësi.

Shumë protestues ishin të veshur me të kuqe, ngjyrat e Partisë së Punëtorëve të Lulës, të tjerë tundnin pankarta ku thuhej "Nuk ka amnisti për puçistët" dhe bënin thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve. Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Burg për Bolsonaron”.

"Unë nuk jam dakord me atë që ndodhi në Brasília - ishte një makth. Nuk jam dakord me ata që besojnë se me demokracinë mund të përdorni fuqinë tuaj për të shkatërruar demokracinë," tha një protestues BBC.

"Dua t'i tregoj botës dhe vendit tonë se edhe pse ka mijëra njerëz që besojnë se zgjedhjet nuk ishin të vlefshme, këtu në Brazil, ne kemi një numër gjigant njerëzish që besojnë se mund t'i besojmë qeverisë tonë, ne mund t'i besojmë në demokracinë tonë”, tha ai.

Në Sao Paulo, aty ku u mbajt edhe protesta, kishte një prani të madhe policore. Trazirat në Brazil erdhën pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro nuk pranuan ndërrimin e pushtetit. Rreth 3 mijë protestues sulmuan tre institucionet kryesore të Brazilit, Kongresin, Pallatin Planalto (selia e qeverisë) dhe Gjykatën e Lartë. Mbështetësit e Bolsonaros kanë pretendime mbi pa rregullsinë në mënyrën se si u realizuan zgjedhjet e tetorit.

Udhëheqësit e botës kanë dënuar trazirat në Brazil, ndërsa të hënën në mbrëmje, presidenti lideri Lula, vizitoi Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar "aktet terroriste" dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët. Rreth 1200 persona u arrestuan nga policia të hënën në mbrëmje dhe 300 të tjerë të dielën. Ndërkohë, Guvernatori i Brasília-s, Ibaneis Rocha është shkarkuar nga posti i tij për 90 ditë nga Gjykata e Lartë. Ministri i Drejtësisë Alexandre de Moraes e akuzoi atë për dështimin për të parandaluar trazirat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:45
Ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në spital me dhimbje të forta barku

Jair Bolsonaro

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar me dhimbje barku në një spital në Florida, tha gruaja e tij. Kjo vjen një ditë pasi mijëra mbështetës të tij sulmuan zyrat e qeverisë në kryeqytetin brazilian.

Bolsonaro u dërgua në një spital pranë Orlandos të hënën.  Ish-presidenti u godit me thikë në vitin 2018 gjatë një mitingu dhe që atëherë ka luftuar me dhimbjet e barkut me raste.

Shtrimi në spital i Bolsonaro vjen pasi qindra mbështetës të tij sulmuan kryeqytetin Brasilia të dielën, duke shkatërruar zyrat e qeverisë dhe duke tërhequr dënime të forta nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas ministrit brazilian të drejtësisë Flavio Dino, që nga e hëna, rreth 1,500 njerëz ishin arrestuar.

Ish-udhëheqësi denoncoi sulmin në një postim në Twitter të dielën, por ekspertët thonë se pretendimet e tij të përsëritura dhe të pabaza për mashtrime zgjedhore në prag të zgjedhjeve të tetorit shërbyen për të nxitur zemërimin mes mbështetësve të tij. Para dhunës së së dielës, ata kishin kampuar për muaj të tërë në kryeqytet dhe siguria jashtë ndërtesës së kongresit ishte fortifikuar për shkak të pranisë së tyre.

Bolsonaro u largua nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara më 30 dhjetor, sipas CNN Brasil, vetëm dy ditë para inaugurimit të pasuesit të tij, Presidentit Luiz Inácio “Lula” da Silva. Pesë nëpunës civilë u autorizuan ta shoqëronin atë në Miami nga 1 deri në 30 janar.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • floios: 10/01/2023 13:58

    cfar tubimesh mbahen? pro demokracise? haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, pro demokracise tha mer hej, haaaaaaaaaaaaaaa, demokracia e liberalisteve haaaaaaaaaaaaaa, ca gallate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)