Një orë pas paralajmërimit të Ramës nga Fieri se do të ketë rezultate konkrete për sulmin ndaj policisë pak ditë më parë në Elbasan, ka ardhur arrestimi i Enea Bekteshit.
Bekteshi u arrestua nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit në Cërrik, pasi dyshohet se
ishte shofer në ‘Audi’-in e blinduar që goditi makinën e policisë së zv/ drejtorit.
Enea Bekteshi u fsheh te banesa e kunatitAi ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi.
Enea Bekteshi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi sipas një dokumenti të siguruar nga
Report TV pak ditë më parë, theksohet se më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshi, i cili u arrestua sot.
Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime duke mos e përgjuar. "N
ga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.
Për sulmin ndaj policisë në Elbasan është në kërkim edhe Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela. Sulmi ndaj policisë në Elbasan ndodhi në datë 18 shtator, ndërkohë që
Rama deklaroi sot se po e ndjek çështjen. Po gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të
ambasadorit Donald Lu,
Rama zhvilloi një takim me ministrin Xhafaj dhe kryetarin e Kuvendit, Ruçi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71.8%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’ në GJKKO/ ‘700 mijë euro për të ndryshuar dëshminë ndaj Suel Çelës e Gent Sharrës!', Nuredin Dumani i kundërvihet ish-shokëve në gjyq
26 Shkurt, 12:34
-
Dumani zbërthehet: Suel Çela më çonte procesverbale dosjesh në MATRIX! Kam pasur edhe SKY ECC e BQ, i kam dhënë SPAK-ut PIN-et dhe pseudonimet e mia
25 Shkurt, 12:36
-
'Plumbi i artë' në GJKKO/ Diva: Dy deputetët donin vrasjen e Talo Çelës, i dhanë çantën me lekë Dumanit! I penduari: S’është e vërtetë, SPAK-ut i dhashë kodet e mia në Sky dhe Matrix
25 Shkurt, 11:08
-
Dosja 'Toyota Yaris', GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
20 Shkurt, 11:44
-
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
18 Shkurt, 12:18
-
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
10 Shkurt, 13:26
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33
-
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë
31 Janar, 13:52
-
Dosja 'Toyota Yaris', gjyqtarja Irena Gjoka dorëhiqet nga çështja, shkak konflikti i interesit! Ka gjykuar më parë në GJKKO pasurinë e Suel Çelës
30 Janar, 12:17
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar, 13:30