Sulmi ndaj policisë së Elbasanit në 2017/ Shtyhet seanca për të akuzuarit

Sulmi ndaj policisë së Elbasanit në 2017/ Shtyhet seanca për të akuzuarit

Seanca gjyqësore për Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, të akuzuar për sulmin ndaj policisë në Elbasan në vitin 2017, është shtyrë për në datën 11 korrik.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, shkak për këtë është shkarkimi i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese, Luan Hasneziri. Në këtë seancë do të pyeteshin dy dëshmitarë të thirrur nga Prokurori, për të cilët më herë gjykata kishte urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm.

Çela i cili ndodhet në arrati dhe Xhaferrin, aktualisht në burg, i kanë dërguar një letër Gjykatës që të mos jenë të pranishëm në seancat gjyqësore, por të përfaqësohen nga avokatët e tyre, Sokol Hazizaj dhe Genc Gjokuta. Ndërsa, Bekteshi nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë, ç'ka do të thotë se do të jetë i pranishëm në seanca.

Krimet e Rënda pritet të hedhin shortin për të caktuar gjyqtarin e tretë në këtë proces, që do t'i bashkohen Fran Prendit dhe Klodian Kurushit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës