TIRANË- I ashpër është treguar ish-deputeti socialit, Petro Koçi me Albin Kurtin pas sulmit të fundit që ai bëri ndaj kryeministrit Edi Rama për protestën që kanë thirrur në Tiranë veteranët e UÇK-së. Një djallëzi kundër UÇK-së dhe protagonistëve të saj e quan Petri Koçi reagimin e partisë së Kurtit, e cila akuzonte Ramën se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë. Sipas Koçit, Kurti kërkon të fusë hundët dhe të mbjellë përçarje ku të mundet.

“Reagimi i paprovokuar i Vetëçvendosjes ndaj protestës mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që do zhvillohet në Tiranë në dukje duket si idiotësi, por në fakt është një djallëzi kundër UÇK së dhe protagonistëve të saj. E mbetur pa gjah tjetër si ai i Ballkanit te Hapur, VV kërkon të fusë hundët e të mbjellë përçarje ku edhe si të mundet.

Këtë qëllim në nivel poshtërsie antishqiptare e zbuloi me shume se çdo insinuate tjetër sulmi pa pikën e justifikimit ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, i cili në rastin e mbështetjes së hapur ndaj protestës nuk përmendte e as nënkuptonte kurrkund Al Binin”, shkruan Koçi.

“Ku na qenka ligjëruar që nëse ti voton ngritjen e një institucioni nuk paske të drejtë të protestosh kundër tij nëse ai organ të zhgënjen dhe nuk përmbush pritshmërie?”, pyet Petro Koçi, ndërsa shto se deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje është paburrëri dhe frikë.

“Pse ndihet e provokuar Vetëçvendosja nga një proteste që mbështet Hashim Thaçin? A nuk është idiotësi dhe poshtërsi të sabotosh një protestë pro Thaçit me argumentin se vetë ai dhe të tjerët si ai kanë përkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykatës Speciale?

Ku na qenka ligjëruar që nëse ti voton ngritjen e një institucioni nuk paske të drejtë të protestosh kundër tij nëse ai organ të zhgënjen dhe nuk përmbush pritshmërie? Deklarata e VV është paburrëri dhe frikë. Është djallëzi dhe përçarje. Është shpirtvogëlsi dhe xhelozi mjerane”, thekson Koçi.

Koçi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk bën dot historuinë që shkroi me gjak UÇK. Ish-deputeti socialist, Koçi thotë se dështimet e Kurtit me politikën e jashtme nuk pinë më ujë me sulmin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe Ramës. Lojës "armiqësore" për vota të çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi, thekson Koçi.

“VV nuk e bën dot historinë që shkroi me gjak UÇK! Nacionalizmi populist i VV deri tani i ka shërbyer vetëm qëllimeve elektorale të Al Binit në Kosovë dhe të Vuçiçit në Serbi. Dështimet flagrante te Al Binit në politiken e jashtme, te cilat i mbuloi ca kohë me histerinë kundër Ballkanit te Hapur nuk pinë me ujë me sulmin politik ndaj mbështetësve te Udhëheqjes së burgosur të UÇK së dhe Edi Ramës.

Populizmi i paskrupullt doli lakuriq.  Lojës "armiqësore" për vota të çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi. Thirrja e Vetëçvendosjes për te dështuar protestën do dështojë”, shkroi Koçi.

Postimi i Petro Koçit