Sulmi ndaj Shqiptarja.com/ Denaj: Distancohemi nga akti i fundit i Metës! Liria e fjalës duhet të mbështetet nga të gjithë
Ministrja e Financave, Anila Denaj
TIRANË- Listës së personazheve të politikës, dhe jo vetëm që kanë dënuar sulmin e presidentit Ilir Meta ndaj botuesit të Shqiptarja. com, Carlo Bollino dhe gazetarëve, i është bashkuar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj. Ajo vë theksin se liria e fjalës duhet të mbrohet gjithnjë, e mbi të gjitha kur hidhet dritë mbi hijet e paligjshmërisë, siç ndodhi në rastin konkret ku sulmi nisi pasi Shqiptarja.com zbuloi skandalin e kreut të shtetit me nënshtetësitë.
"Distancohemi nga akti i fundit i institucionit të Presidentit kundrejt mediave. Liria e fjalës duhet të gjejë gjithmonë mbështetjen e të gjithëve, sidomos kur është duke kryer detyrën e saj parësore, hedhjen dritë mbi hijet e paligjshmërisë", shkruan ministrja e Financave, Anila Denaj.
Postimi i plotë i ministres Anila Denaj
Shkrimeve të publikuara nga skandali me nënshtetësitë, presidenti Ilir Meta, në pamundësi të një argumenti sepse ka shkelur në flagrancë ligji, iu përgjigj me akuza në adresë personale të botuesit Carlo Bollino, bashkëshortes së tij, Alba Malltezi dhe gazetarit Adriatik Doçi. Dy ditë më parë, Meta i drejtoi Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit, duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. Ky i fundit, iu ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve të ardhura në drejtim të tij.
Më herët, këtë sulm të presidentit Ilir Meta, e kanë dënuar edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Bledi Çuçi si edhe analistë, që e kanë krahasuar Metën me ish- kryeministrin Sali Berisha që u dënua për shpifje.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
27 Janar, 15:50
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
Mbeshtetim fuqishem lirine e fjales . Por , kaq fuqishem sulmojme edhe lirine e shpifieve , mashtrimeve , thash e themeve , egoizmave , matrapazlleqeve , dhe gjithfar zagarlleqesh qe duken plotesisht te lira , dhe ne veprim , kudo . I moret frymen ketij populli , vetem e vetem per karriken e pushtetit , dhe dhjakonarine qe zvarritet pas karrikes .
Përgjigju