Si e shkeli Berisha embargon e OKB ndaj Millosheviçit, debati në Report Tv! Andoni: Amerikanët dhe malazezët e konfirmuan! Gazetari Lumezi: Furnizuam makinerinë shtetërore serbe

Në studion e Report Tv, analisti Ben Andoni kujtoi një intervistë me Momir Bulatoviç, një politikan malazez, i cili i tregoi me detaje sesi Sali Berisha në vitin 1995 shkeli embargon e vendosur nga OKB ndaj Serbisë së MIllosheviçit.

"Intervista me Buladovic, ishte momenti kur në Shqipëri dihej de facto, por mohoje de jure kortabanda që bëri me ish-federatën. Kolegët amerikanë e kishin treguar ndihmën për thyerjen e embargos që bëri Shqipëria ndaj ish-federatës. Ai shpjegoi të gjithë mekanizmin sesi u hoq embargo ai na tregojë edhe kujtimet e luftës. Tregoi hapur për thyerjen e embargos dhe mënyrën sesi i është afruar qeverisë shqiptare. Në atë kohë pati heshtje nga autoritetet, ishte e hidhur për Berishën. Duhet ta dije vetëm ku kalonte nafta gjeografikisht dhe e kuptoje si ndodhi. Shumë gjëra janë harruar, por akoma nuk janë zbardhur lidhjet e personazheve shqiptare. Arkani është një nga drejtuesit e formacionet militare që kishin si totem tigrin, paraprinin forcat paramilitare. Kanë bërë masakra të jashtëzakonshme. Ka pasur lidhje, janë akuzuar shumë nga zyrtarët e shtetit shqiptarët që nga ish-shefi i SHIKUT.", tha Andoni.

Sipas gazetarit Aristir Lumezi këto lloj veprash që kanë ndikim shumë të madh në jetën e civilëve në kohë të tilla nuk duhet kurrsesi të parahskruhen.

"Këto vepra nuk duhet të parashkruhen sepse janë vepra me ndikimi të madh në jetën e civilëve. Të them që ne thyem embargon për të furnizuar Kosovës është cinike pasi i dihet që i duhej  luftës dhe ushtrisë. Këtë bëri Shqipëria furnizojë makinerinë shtetërore të ish-Jugosllavisë. Për këtë ka njerëz përgjegjës.", tha ai.

I pyetur lidhur me arsyen që Berisha e rtiktheu çështjen e Srebrenicës, ai tha se ka për qëllim të kamuflojë "non gratën" e tij përballë SHBA.

"Përkon me kohën  dhe është një përpjekje e sforcuar e Berishës për të rehabilituar vetren përballë non gratës.", u shpreh ai.

Kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK janë cilësuar si një "sulm i koduar" nga opozita, ndërkohë që edhe për kryeredaktorin e "Panorama.al", Aristir Lumnezi retorika e tij është e tepruar dhe po dëmton punën e organit të drejtësisë.

I ftuar në "Studio Live" ai tha se ko sjellje e kryeministrit vjen si pasojë i sikletit dhe "frikës" se mos "goditen" sërish personazhe nga qeveria "Rama 3".

"Kemi pritshmëri të lartë ndaj SPAK. të gjithë prisnim një lloj starti me kuaj të freskët dhe që karroca e drejtësisë të ecte me ritme të tjera, kjo nuk po ndodh. Aty fillojnë problemet, reagimet. Që nga Rama, i cili nga ana e tij nuk është jashtë sikleteve, ai është në mandatin e tretë,  qeveria e tij ka disa çështje që ka për t'u përballur. Është edhe ai në një ngërç, Rama dje tha se do të ketë kryebashkiak që do të kalojnë në SPAK, sepse nuk e kanë merituar besimin e socialistëve. Diçka po gatuhet, jemi në një pikë vlimi. Rama ka informacion dhe parashikon që diçka do të ndodhë. Nëse e ndihmojnë SPAK që të bëjë detyrën e saj dhe të jetë objektive, Rama po e dëmton! Sepse mund të thonë që janë të nxitur politikisht të gjitha akuzat, sepse Rama ka bërë pikërisht këto akuza. Unë pres shumë nga SPAK.", u shpreh ai.

Në studion e Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ishte edhe analisti Ben Andoni, i cili e cilësoi gjtihashtu si të "fryrë" retorikën e kryeministrit ndaj SPAK.

Andoni tha se e vërteta është që SPAK nuk po ecën me ritmet të cilat e kishin parashikuar dhe pritur, por kjo vjen për shkak të mos pasjes së prioriteteve në hetimin e dosjeve.

"Vetë SPAK nuk është më organizëm i ri. Ai tani mbartë edhe gjera minore tani, sepse merret edhe me transportin në kufi. Nuk mund të mbimbushës SPAK. Rama po e tepron me retorikën e tij, ka mekanizma të tjera sesi mund t'ia kujtosh SPAK punën. Kjo retorik e Ramës, pak e fryrë, lë vend për diskutim, ka bërë që njerëzit ta shfrytëzojnë. Do të ketë në çdo moment probleme me SPAK, pasi nuk po behet i vetëdijshëm për detyrën e madhe që ka. Në malin e dosjeve të vendosë prioritet. SPAK nuk ka problem me provat. Për çështjen e non gratave kur insistohet, kur Balla thotë që ka depozituar në dosje të kopsitur për dosjen "Partizani" dhe nuk ka marrë përgjigje. SPAK me ritmin e ngadaltë dhe me një gjuhë të drunjtë, nuk po arrijnë gjë. Vetëm në apel janë 20 e ca mijë dosje në Gjykatën e Lartë me  30 mijë. Kur nuk merr parasysh prioritete, do të kesh këtë reagim. Rama duhet ta kursej me këtë lloj retorike. ", u shpreh analisti.

Një nga çështjet më të "nxehta" të momentit është padiskutim ajo e presidentit. Lidhur me këtë Andoni tha se opozita nuk ka mundësinë të sfidojë mazhorancën, pasi është shumë e varfër për sa i përket emrave.

"Te ne gjërat lihen në momentin e fundit. Rama e ka shumë të qartë. Nuk besoj që opozita do të ketë mundësi për të sfiduar mazhorancës, sepse janë shumë të varfër për sa i përket emrave dhe nuk kanë dalë mbi palët. Megjithatë te PS ka pasur një proces më demokratik.", tha ai.

Sipas gazetarit Rama duhet të ishte treguar më i drejtpërdrejtë më opozitën duke i kërkuar emra, e më pas të ishte mazhoranca ajo që do t'i selektonte.

"Rama duhet të ishte i drejtpërdrejtë më opozitën duke i kërkuar emra dhe mazhoranca që ka shumicën për ta zgjedhur të bënte seleksionimin dhe presim të shohim si do të zhvillohet raundi, megjithëse do të jetë i djegur. Alibeaj edhe pse bëri një draft për kriteret, po tenton përmes procesit të afrojë rreh vetes sa më shumë deputet, nuk e shoh që do të funksionojë. Tek procesi demokratik pas shumë vlera, emrat nga deputetët janë si shprehje e dëshirave personale e deputetëve dhe emra të imponuar dhe të vendosur nga Rama. Nuk do e prisja kurrë nga asnjë deputet të PS të propozonin Majlinda Bregu. ", tha ai.

"PD po zhbën historinë e vetë", kështu deklaroi në studion e Report Tv analisti, ndërsa shprehu keqardhjen që Berisha nuk asnjë kundërshtarë në garën për kryetarin e PD. Ajo që duhet të bëjë grupimi i Alibeajt është të mobilizojë bazën, pasi atë aktualisht e ka "thithur" Berisha.

"S'besoj se Berisha e ka pasur të vështirë të marrë pushtetin PD, sepse e ka pasur defacto. PD është e ndarë, u e pa edhe sot në Kuvend. Është një forcë poetike që ka zhgënjyes shqiptarëve. Parlamentin e kanë kthyer në arenë përplasjes vulgare, si ajo sot. Më vjen keq që përballë Berishës nuk ka asnjë alternativë. PD po zhbënë historinë e vetë. Dukshëm ata nuk kanë më mbështetjen në bazë, ata nuk njohin bazën. Berisha e thitë bazën, e ka akoma energjinë. Aliebaj duhet të mobilizojë njerëzit nga terreni. PD duhet ndarë.", u shpreh Andoni.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës