Gjithçka filloi në vitin 2002 kur Skënder Tufa intervistoi Hysen Shoshorin, në gazetën “Plaga”.
Intervistë e lënë në hije, por e ribotuar 4 vite më pas, akuzonte Kryeministrin aktual, Sali Berisha, se ka denoncuar Hysen Shoshorin në një proces politik të kohës së regjimit komunist.
Hysen Shoshori u dënua në burgjet e komunizmit dhe u lirua në vitin 1991 me të gjithë të burgosurit e tjerë. Ishte tronditur kur dëgjoi se kreu i opozitës antikomuniste ishte akuzatori i tij në gjyqin e montuar. Ia tha këtë fakt bashkëvuajtësit të tij, Skënder Tufa, i cili, e dokumentoi me një intervistë, e cila ka lënë gjurmë të forta në opinionin publik.
Por pas kësaj interviste, ditët kanë qenë të rënda për Skënder Tufën, i cili u arrestua nga policia, me akuzën e favorizimit të prostitucionit. Tufa administronte një lokal në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa në territorin e liqenit, në një bunker kryheshin marrëdhënie seksuale me pagesë, nga disa femra që ushtronin prostitucionin.
Skënder Tufa u arrestua me akuzën e ushtrimit të prostitucionit në tentativë. U burgos dhe u dënua me këtë akuzë. Por Grupi shqiptar i të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar procesin ndaj Tufës si të montuar politikisht. Në disa deklarata të tij, ky grupim e cilëson procesin si “të montuar politikisht dhe provat e përdorura si të inskenuara nga organi i akuzës dhe policët, të cilët ishin dhe dëshmitarët e vetëm të akuzës. Grupi Shqiptar i Të drejtave të Njeriut thekson se “Procesi gjyqësor ka vazhduar të zhvillohet në kuadrin e shkeljeve të rënda procedurale përmes administrimit të provave të inskenuara nga organi i akuzës i ndihmuar përmes trupit gjykues.
Megjithatë, për trupin gjykues kjo kontradiktë nuk përbëri asnjë element të ri, sepse e ka deklaruar të pandehurin Skënder Tufa fajtor për këtë vepër penale të ngelur në fazën e tentativës pa dashur të shqyrtojë me gjakftohtësi elementet e kësaj figure krimi që në tërësinë e saj duke analizuar të gjithë elementët e çështjes konkrete nuk lë asnjë pikë dyshimi për pafajësinë e të pandehurit Skënder Tufa”.
Tufa nxori në dritë Shoshorin
Skënder Tufa ka drejtuar kohë më parë gazetën “Plaga”. Ai ka qenë personi i parë që ka intervistuar në vitin 2002 ish të përndjekurin Hysen Shoshori, i cili akuzon Kryeministrin Sali Berisha se e ka paditur në vitin 1975 për traktet që shpërndante kundër regjimit komunist. Ndërsa vetë Shoshori e riparaqiti dëshminë e tij në emision “Xhungël” në “News 24” në vitin 2011.
“Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejt në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua “të varet në litar”. Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon”, shprehet Shoshori në intervistën e tij dhënë në “Xhungël”. Tufa, koordinatori i grevës shprehet për median se është pikërisht kjo intervistë ndaj cilës Kryeministri Berisha po hakmerret ndaj tij. Kreu i qeverisë nuk ngurroi dje ta akuzonte Tufën si person kriminel ordiner. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Tufës.
“Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. E ka thënë Hysen Shoshori. Nuk do të them se ti je bashkëpunëtor i UDB-së siç ka thënë gazeta “Zëri i Popullit”, apo Penicilina, apo je personi që je shtruar si psikopat që je kuruar në Vjenë, sepse nuk kam prova. Por do të them se ti je një skizofren që ke mbytur politikën, të kam thënë largohu se do ta pësosh si Gadafi. Më hoqe bukën e gojën, më prishe lokalin. Më ushtrove presion, por këtu nuk ushtrohet çështja e Tufës, sepse këtë do ta diskutojmë një herë tjetër. T’i duhet të zgjidhësh çështjen e të burgosurve, t’i po lë të vdesin armiqtë e tu të përhershëm. Largohu. Greva tjetër do të vazhdojë. Thirrje të gjithë të burgosurve politikë hapni vatra greve urie, brenda kufijve demokratikë, vëllezërit tuaj po vdesin. Le të na drejtojë ai si ordiner. Dhuna që po ushtron ky mbi popull nuk mund të shkojë gjithë jetën, Enveri u rrëzua. Sesa do të shkojë ky nuk dihet”, reagoi Tufa.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqip/ 16.10.2012)
(s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com