Deputeti i PS, Ardit Bido tha se Sali Berisha sot e pranoi haptazi se dhuna në protesta është me “pult”, duke iu referuar deklaratës së tij se nëse do e dinin që brenda në Vilën 31 kishte artistë, nuk do sulmonin me molotovë. Bido tha se të rinjtë e keqpërdorur si bandë e vogël sulmojnë vetëm me urdhrin e tij.
“Sot u faktua dhe u pranua zyrtarisht nga PD. Sot Berisha deklaroi se po ta dinte se në Vilën 31 se do kishte njerëz brenda, nuk do kishte sulm. E pranoi e shprehu qartazi se dhuna është me pult, se s’ka revoltë. Se nëse ai vendos që të këtë dhunë ndaj vilës 31, ata të rinj të keqpërdorur nga PD si një bandë e vogël do shkojnë dhe do hedhin zjarr, do përdorin fishekzjarr dhe molotov. Nëse ai e vendos që s’do të ketë dhunë ndaj vilës 31, askush nuk do të veprojë”, tha Bido.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Protesta, Balla: Berisha, Ajatollahu i fundit, sulmoi vilën ku shkoi vetë! Bardhi: 'S’e dinim që kishte artistë!' Shehaj përjashtohet pas përplasjes me PS për Rrjollin









