Në një status të postuar në Facebook-un e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Departamenti i Shtetit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën nga sulmi në Berlin.

SHBA e cilëson të neveritshëm sulmin që ka shkatuar trishtim kombëtar ndërsa shprehet e gatshme të ndihmojë për çdo gjë.

"Ne jemi thellësisht të hidhëruar nga ngjarja e neveritshme në tregun e Krishtlindjeve në Berlin. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjarët e atyre që humbën jetën, dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. 

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit gjerman në këtë moment trishtimi kombëtar, dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për çdo gjë që nevojitet",
shkruam Ambasada e SHBA.

shba

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com