Sulmi në festivalin e Solingenit në Gjermani kthen frikën e terrorizmit! Nga taktika e ‘kositjes së barit’ dhe zgjedhja e shënjestrave, tek armët më praktike

Sulmi në festivalin e Solingenit në Gjermani kthen frikën e terrorizmit! Nga taktika e ‘kositjes së barit’ dhe zgjedhja e shënjestrave, tek armët më praktike

Pamje nga sulmi në Solingen, policia në vendngjarje dhe homazhet

Sulmi terrorist vdekjeprurës në festivalin e Solingenit në Gjermani mbrëmjen e 23 Gushtit, me të paktën 3 të vrarë dhe 8 të plagosur, nuk është një rast i izoluar.

Sulmuesit me thikë veprojnë me një ideologji apo objektiv të caktuar. Ashtu si me taktikën e "kositësit të barit".

Ky episod i përgjakshëm (autori sirian sunit u dorëzua orë më pas) dhe shpërthimi para sinagogës La Grande-Motte në Francë (17 Maj 2024), ka kthyer garën me kohën për të ndaluar aktet kriminale dhe jo vetëm. Ka kthyer frikën në Europë për alarmin terrorist në rritje.

Pati edhe disa episode serioze paralelisht me të tjera, të ndalura në momentin e fundit, ose të mbetura në fazën e planifikimit. Dhe Shteti Islamik, ISIS, duket se ka marrë përgjegjësitë në këto raste. Qëllimi i qartë: Viktimat, lëndimet, ndikimi psikologjik. Me militantët që kryejnë bastisje individuale terroriste, ose operacione grupore, si në koncertin e Moskës.

Armët

Thikat vazhdojnë të jenë arma e mundësive më të mira për terroristët e Shtetit Islamik, ose këdo që dëshiron të kryejë një akt të dhunshëm. Nuk duhet të “punojnë fort” për t’i gjetur, i kanë në shtëpi, mund t’i blejnë në një dyqan pak çaste para se të shkojnë në sulm, (ka ndodhur në Britaninë e Madhe).

1724476479_gjermani.JPG

Moment pas sulmit në festivalin e Solingenit, Gjermani

Fshihet pa shumë probleme në çantën e shpinës, ose nën këmishë. Ato janë instrumenti i vdekjes i adoptuar nga ata që i janë bashkuar strategjisë së Shtetit Islamik, nga njerëz me probleme të shëndetit mendor, por në një rast edhe nga personi përgjegjës për një masakër në Turqi, një vrasës që mbante simbole neo-naziste.

Shpesh është vënë në dukje se përdorimi i një kame kërkon më shumë egërsi, sesa një armë. Megjithatë, është e vërtetë se jo të gjithë janë në gjendje të marrin një revole dhe të përdorin - siç sugjerojnë frymëzuesit - te një klerik (drejtues fetar).

Objektivat

Ngjarjet publike, të vogla apo të mëdha, bëhen objektiva “të thjeshta”. Aty është turma, sulmuesi kamuflohet, ka objektiva të pafundme, arrin rezultatin e dyfishtë të bërjes së viktimave dhe momenteve tronditëse të festës.

Autodi i dyshuar, pas arrestimit nga policia gjermane

Ai zbatohet edhe në qendrat tregtare apo ambientet e argëtimit (bare, restorante), mjetet e transportit, objektiva dhe qëllime të preferuara këto të terroristëve. Për disa situata ju nuk keni nevojë as për shumë planifikim, mbështetje logjistike ose zbulim.

Seria

Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, ka një sekuencë të gjatë episodesh të ngjashme, të udhëhequra kryesisht nga elementë të radikalizuar (në nivele të ndryshme), të frymëzuar nga ideologjia xhihadiste, ndonjëherë edhe emigrantë.

Pamje nga sulmi në sinagogë, Francë

Por ka pasur edhe raste pa një motiv të caktuar. Ashtu si me përdorimin e makinave të lëshuara mbi kalimtarët (taktika e "kositësit të lëndinës"), përdorimi i armëve të ftohta, në këtë rast thikës, prej kohësh është “modus operandi” i organizatave terroriste.

Frontet

Alarmi i terrorizmit është i lartë. Për shkak se ka raportime për kërcënime specifike, ka pasur thirrje të shpeshta për alarm, anulime aktivitetesh dhe indinjatë. Policia ka gjurmuar elementë të dyshimtë. Shumë arrestime. Vetëm pak javë më parë Austria anuloi shfaqjet e Taylor Switf në Vjenë, nga frika e një sulmi nga Shteti Islamik.

Në Mendoza, Argjentinë, një qelizë që planifikonte "misione" kundër vendeve katolike dhe hebreje u çmontua. Shpërthimi i një makine pranë tempullit të La Grande-Motte kujton sulmin e parandaluar nga shërbimet në shtator 2016 në Paris. Një vajzë vetëm 19 vjeçe kishte mbushur një makinë me bombola gazi dhe e kishte parkuar pranë Katedrales Notre Dame.

Pamje nga një sulm terrorist

Një profil që është rikthyer muajt e fundit: mes të arrestuarve në Europë është i lartë numri i të miturve që iu përgjigjën thirrjes së ish-ISIS. Nga ana tjetër, është një hap i lehtë, nuk ka "burokraci": ata shikojnë video të tmerrshme, i rinisin ato (një francez dymbëdhjetëvjeçar shkarkoi 1700), lexojnë dhe në fund shpallin betimin e besnikërisë, duke përdorur celularin e tyre.

Mjafton një klip për të hyrë në “sferën” e luftës së armatosur të fryrë nga konfliktet e vazhdueshme.

Secili mund të zgjedhë pretekstin që dëshiron për të marrë pjesë në fushatë. Shteti Islamik, duke marrë përgjegjësinë për masakrën në Solingen, e paraqiti atë si një përgjigje ndaj vrasjes së muslimanëve në Gaza dhe gjetkë.

Çfarë ndodhi në Solingen: Viktimat, autori dhe festa e përgjakur

ISIS ka marrë përsipër sulmin me thikë të ndodhur në festivalin e qytetit perëndimor gjerman të Solingenit, të premten e 23 Gushtit, pak pas orës 21:00. Në një deklaratë në Telegram, u shkruajt se “ishte hakmarrje për myslimanët e vrarë në Gaza”.

Një 15-vjeçar është arrestuar se kishte dijeni në lidhje me sulmin, por nuk ka raportuar policinë. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një shtetas sirian, 300 metra nga vendi i sulmit, me duart e përgjakura dhe që pranoi autorësinë.

1724513382_sulminegjermani.JPG

Homazhet në vendin e sulmit, Gjermani

Tre persona, mes tyre 2 burra të moshës 67 dhe 56 vjeç dhe një grua po 56 vjeçe, humbën jetën, ndërsa 8 janë plagosur, mes tyre 4 janë në gjendje të rëndë për jetën, tha policia. Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë, se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast.

Në shi dhe ende i mbuluar me gjak, burri 36-vjeçar, iu afrua oficerëve pak pas orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje, (24 gusht), duke thënë: "Unë jam ai që po kërkoni". Policia tha se ndaloi Isa H., një besimtar sunit nga Siria, që kishte mbërritur në Gjermani në muajin Dhjetor të vitit 2022, kur depozitoi edhe kërkesë për azil.

“Festivali i Diversitetit” në Solingen, filloi të premten për të shënuar 650-vjetorin e qytetit dhe do të vazhdonte deri të dielën (sot), por të gjitha ngjarjet e fundjavës u anuluan pas sulmit terrorist. /Marrë nga "Corriere della sera", përgatiti "Shqiptarja.com"/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 25/08/2024 23:26

    Kotë e kanë ata që kurdisin raste terrori edhe në EU bota prap i urren ma shumë ata se një terrorist të imtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë