Prej 48 orësh, dy shqiptarë të Kumanovës, një qytetar nga Lagja e Trimave dhe një polic nga fshati Vaksincë raportohen si të zhdukur nga familjet e tyre. Fotot e Besnik Ajdinit 45-vjecarit banues në rrugën “Tode Mendol” me pranga në duar vazhdojnë të qarkullojnë në internet prej dy ditësh kohë në të cilën policia e ndau brutalisht nga pjesëtarët e tjerë të familjes për ta dërguar në drejtim ende të panjohur. 

Po atë ditë, Arsim Bajrami, banor i fshatit Vaksincë, pjesëtarë i policisë maqedonase është thirrur në detyrë por që nga ai moment askush nuk e di se ku gjendet.