Sulmi në Nice në 2016 me 86 viktima, lirohen nga burgu 2 shqiptarët, i shitën armën terroristit

Sulmi në Nice në 2016 me 86 viktima, lirohen nga burgu 2 shqiptarët, i shitën armën terroristit

Homazhet per viktimat ne Nice te Frances

Prej 4 vitesh në burg për sulmin terrorist të 14 korrikut 2016 në Nicë të Francës, dy shqiptarët Artan Hënaj, 42 vjeç dhe Maksim Çelaj, 28 vjeç, janë liruar. Dy shqiptarët u liruan të hënën nga burgu dhe do të hetohen në gjendje të lirë për trafik armësh.

Artan Hënaj, banues në Fier dhe Maksim Çelaj, banues në Mallakastër,  akuzoheshin se i kishin shitur një pistoletë një personi të tretë, dhe më pas arma kishte rënë në duart e terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili u ekzekutua gjatë sulmit nga policia franceze.

Pistoleta e shitur nga dy kushërinjtë Hënaj, u gjet në kamionin e përdorur nga terroristi, që u mori jetën 86 personave dhe plagosën më shumë se 500 njerëz.

Për dy shqiptarët e liruar tashmë, më 30 shtator 2020 edhe OFL u ka dorëzuar atyre formularin për të dhënë llogari për pasuritë e tyre.

Natën e 14 korrikut 2016 kur festohej dita e Bastijes në Nice, 31-vjeçari Bouhlel i hipur në një kamion arriti të hynte mes turmës dhe të vriste 86 persona, ndërsa më pas u vra nga policia.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen