Rexhep Rexhepin, ish-ushtar i Ushtrise Çlirimtare Kombetare dhe UÇPMB-së është vënë mëngjesin e sotëm në prangat e policisë, pas një kontrolli që ata kanë ushtruar në lagjen ku ai banonte.

Arrestimi i tij mendohet të ketë lidhje me sulmin e pak ditëve më parë në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme Maqedonase nuk ka dhënë asnjë detaj për arsyet e arrestimit të tij dhe nëse ky arrestim lidhet me ngjarjen e pak ditëve më parë në pikën e policisë kufitare.

Policia kufitare në fshatin Goshincë u mor pak ditë më parë nën kontroll nga një grup i armatosur prej 40 personash, të vetëshpallur si pjetarë të UÇK-së.

Rexhepi i njohur nga bashkëluftëtarët e tij me nofkën e luftës si Çiçavica është dërguar menjëherë në rajonin  e policisë i shoqëruar edhe nga vëllai i tij. Familiarët e tij janë shprehur të habitur nga ky arrestim duke u shprehur se nuk ka asnjë arsye për arrestimin e tij.

Rexhepi dhe familja e tij si pjestarë të UÇk-së, kanë dhënë një kontribut shumë të madh në vitin 2011.  

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)