Trupat izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e një të riu palestinez i cili vrau një grua me fëmijën e saj muajin e kaluar në Jeruzalemin lindor. Ky veprim u mor pak orë pasi kryeminsitri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për fitimin e një ‘beteje për Jeruzalemin’ pas sulmit të një dite më parë në sinagogë që la të vdekur 4 besimtarë palestinezë dhe një oficer policie.

Jeruzalemi ka parë javë të tëra trazirash, të nxitura pjesërisht nga një mosmarrëveshje në lidhje me një vend të shenjtë. Duke folur sërish mbrëmjen e së martës, Netanyahu u zotua se do të zgjidhë çështjen me çdo terrorist që sulmon Izraelin duke urdhëruar kështu shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve që kryen masakrën.

Por, kjo është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut. Amnesty Internacional dënoi këtë veprim duke thënë se ndëshkimi kolektiv është i ndaluar me ligj ndërkombëtar. Jeruzalemi lindor, e cili ka qenë i pushtuar nga Izreali që prej vitit 1967 ka përjetuar muaj trazirash.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)