Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm me raketa ruse në qendër të Kramatorsk , në Ukrainën lindore, i cili goditi gjithashtu një restorant të mbushur me njerëz, ka shkuar në 9 të vdekur, duke përfshirë 3 fëmijë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës raporton gjithashtu 56 të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja.

Në mesin e të vrarëve, sipas njoftimeve nga komuna e Kramatorsk, ka edhe dy motra, të dyja 14-vjeçare. Ndërsa prokurori i përgjithshëm i referohet edhe një 17-vjeçari mes viktimave.

Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko, thotë se sulmi u krye me raketa S-300 dhe gjithashtu u dëmtuan 18 ndërtesa shumëkatëshe, 65 shtëpi, pesë shkolla, dy kopshte, një qendër tregtare, një ndërtesë administrative dhe një ndërtesë rekreative. S-300 është një raketë tokë-ajër që nuk mund të godasë me saktësi objektivat në tokë, por forcat ruse e kanë përdorur atë për të sulmuar qytetet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte! 11 të vrarë dhe 61 të plagosur nga sulmi rus në Kramatorsk! Zuppi pritet nga Ushakov nga këshilltari i Putinit