Një sulm me makinë ndaj një barriokadë policie që mbronte Kongresit në Shtetet e Bashkuara i mori jetën një oficeri dhe plagosi një tjetër e plagosi rëndë.
William "Billy" Evans, është oficeri që humbi jetën në sulmin e mbrëmshëm, i cili kishte shërbyer si anëtar i Policisë së Kapitolit për 18 vjet.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga autoritetet e rendit, pasi doli nga makina i armatosur me thikë. Sulmuesi ishte 25-vjeçari Noah Green nga Indiana dhe në bazë të të dhënave të policisë nuk ka informacione paraprake përreth tij.
Në një postim në Facebook në mesin e marsit Green kishte dhënë dorëheqjen nga puna për shkak të gjendjes shpirtëërore, në kërkim të një udhëtimi shpirtëror. Ai shtoi se kishte vuajtur "efektet anësore të ilaçeve që merrte pa i njohur mirë dhe shkroi gjerësisht për interesin e tij në organizatën fetare nacionaliste Kombin e Islamit.
Policia e rrethoi dhe mbylli ndërtesën e Kongresit, pas incidentit.
Shqetësimet për një sulm të mundshëm në Kongres janë rritur qysh më 6 janar, kur mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump e sulmuan dhunshëm institucionin gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit aktual Joe Biden.
Në përplasjen e 6 janarit mbetën të vrarë 5 persona, mes tyre një polic.
Komente








