Masakra në Zelandën e Re/ Xhamia u ndërtua nga një shqiptar i Kosovës

Një nga xhamitë ku ndodhi sulmi i djeshëm në Zelandën e re është ndërtuar nga një shtetas shqipatr i Kosvës, Masar Krasniqi, i cili ka emigruar në këtë shtet që në moshën 19 vjeccare. Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin në këtë xhami, madje duke lënë garanci në hipotekë shtëpinë. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II. 

Masar Krasniqi

Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës sot ku ndaj tij rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje e kishte parajmëruar më herët sulmin terrorist në rrjetet sociale.

Tragjedia në Zelendën e Re pati bilanc të frikshëm ku vdiqën 49 persona mes tyre edhe fëmijë dhe u plagosën  mbi 50 të tjerë. Kjo nxiti Kryeministren  e vendit Ardarn të  marë vendimin për të ndalouar  armët gjysëm automatike. Ekspertët e kontrollit të armëve theksojnë se armët e tilla mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmautomatike të stilit ushtarak duke përdorur një magazinë me kapacitet të lartë, shitja e të cilave ende nuk është e rregulluar në Zelandën e Re.

Sot qytetarët në Zelandën e Re janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre. 
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albsni: 20/03/2019 11:32

    Fake news,mosi besoni turkoshakeve. Mediat boterore kane shkuar per deklarerat e Kryeministrit Australien,ju s keni guxim sepse Erdogani me Company vendos Per Ne shqiptaret. Australian Prime Minister Scott Morrison on Wednesday condemned "reckless" and "highly offensive" comments made by Turkey's President Recep Tayyip Erdogan in the wake of the Christchurch mass shooting.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/03/2019 10:35

    ..edhe ç’far pastaj? Na lini rehat me gjith kisha e xhamija. Kush do babáteqetë ti mbajë në shtëpi të tij. Na lini rehat me fetë, nuk na interson feja por dija. Ai shqiptar po të mos ishte i pjer dhur nga trutë mund të bente diçka tjeter të mirë për Zelandën atje ku vajti dhe jo të ndertoje xhami. Ne shqiptarëve fetë na i sollën pushtuesit. Ne nuk duhet të ndërtojmë kisha e xhami sepse nuk kemi atë kulturë, por duhet të shkojmë perpara me anë të dijes..

    Përgjigju
    • Timi: 17/03/2019 23:05

      Injaranca nuk ka fund.ti si i njeri i pa fe mund te flasesh vetem per veten tende dhe jo per te gjith ne tjeret.prandaj thuj une dhe jo ne.

  • Boomerangu: 16/03/2019 23:33

    Kombin e ben gjuha jo feja!..Dituria dhe shkolla do na i hapi syte e mendjen!Feja eshte opium per popullin,thoshte Marksi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it