Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rumun, Nicusor Dan, të cilit i premtoi mbështetje pas incidentit në të cilin një dron, që besohet se ishte lëshuar nga Rusia, u rrëzua në një ndërtesë, duke vrarë dy persona.

"Në emër të të gjithë ukrainasve, shpreha mbështetjen tonë për Rumaninë dhe u urova shërim të shpejtë viktimave të sulmit me dron rus gjatë natës në një ndërtesë banimi në Galai", shkroi Zelensky.

Më tej Zelensky tha se është e rëndësishme që Ukraina t’i përgjigjet në mënyrë parimore dhe me vendosmëri asaj që ndodhi.

"Është e rëndësishme që Rumania t'i përgjigjet në mënyrë parimore, operative dhe me vendosmëri asaj që ndodhi", shtoi Zelensky.

"Ukraina është e gatshme të mbështesë sigurinë e Rumanisë, e cila na ka ndihmuar të mbrohemi nga sulmet ruse për pesë vjet rresht", shtoi Zelensky.

Më tej Zelensky deklaroi se Ukraina dhe Rumania kanë diskutuar bashkëpunimin në të ardhmen në nivel komande mes dy ushtrive.

"Që nga nata, forcat tona të armatosura kanë qenë në kontakt dhe tani kemi diskutuar bashkëpunimin e ardhshëm në nivel komande. Ne mbajmë komunikim të vazhdueshëm me Rumaninë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbrojtur jetën nga të gjitha kërcënimet e mundshme ruse", përfundoi Zelensky.


Lajmi kryesor:

Droni rus godet Rumaninë, reagon Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, kemi informuar NATO-n! Aleanca: Do të forcojmë mbrojtjen (VIDEO)