Sulmi terrorist me dy viktima në Bruksel, reagon Igli Hasani: Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit

Sulmi terrorist me dy viktima në Bruksel, reagon Igli Hasani: Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku mbetën të vrarë dy shtetas suedezë dhe një tjetër u plagos. Ai ka dënuar të gjitha aktet e terrorit.

Hasani ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ne qëndrojmë me miqtë tanë belgë dhe suedezë në këtë moment të tmerrshëm që po kalon Brukseli. Ne dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit. Ne lutemi për viktimat e këtij sulmi frikacak dhe jemi me familjet e tyre në këto momente të tmerrshme”, shkroi Hasani në X (ish-Twitter).

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Bruksel ku fatkeqësisht humbën jetën dy tifozë të Suedisë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit ku 45-vjeçari, Abdesalem Lassoued, hapi zjarr me kallashnikov në turmë. Ditën e sotme u raportua se autori ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri. Ai ishte me origjinë nga Tunizia i cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë