Vrasja e dy tifozëve suedezë në Bruksel, vritet autori i sulmit terrorist! Viktima kishte lidhje me ISIS: U hakmora ndaj muslimanëve

BRUKSEL- Një ditë pas sulmit terrorist të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bruksel ku fatkeqësisht humbën jetën 2 tifozë suedeze ka ndërruar jetë edhe autori Abdesalem Lassoued. 45-vjeçari me origjinë nga Tunizia io cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht, u qëllua mbrëmjen e djeshme pasi vrau dy tifozët dhe ndërroi jetë në spital.

Pas sulmit ai mori përgjegjësinë për aksionin në profilin e tij, ku ditët e fundit kishte publikuar disa postime antisemite dhe afërsi me Hamasin .

“Unë jam një Muxhahid i Shtetit Islamik, ju pëlqen apo jo. Ne jetojmë sipas fesë sonë dhe vdesim nga e njëjta fe. Unë u hakmora ndaj muslimanëve”.- shkruante ai në rrjete sociale.

Operacioni përfundoi mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij, në lagjen Schaerbeek. Me një përplasje zjarri që zgjati disa sekonda. Abdesalem u plagos rëndë, por ndërroi jetë në ambulancë teksa po transportohej për në një spital në kryeqytetin belg.

Tifozët suedezë kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024. Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit ku 45-vjeçari hapi zjarr me kallashnikov ne turmë, duke vrare dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy të vrarëve. Autori dyshohet të ketë lidhje me ISIS pasi para ekzekutimit ka thirrur "Allah Akbarr".

Pasi janë informuar në pushimin e pjesës së parë, futbollistët e Suedisë nuk kanë pranuar të dalin në fushë për pjesën e dytë dhe për rrjedhojë ndeshja është ndërprerë, ndërsa 45 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1.

Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!