Prokuroria në Kosovë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviçin, Vladimir Toliçin dhe Dushan Maksimoviçin në lidhje për sulmin terrorist të ndodhur tre vite më parë në Banjskë.

“Vendimi i vetëm proporcional në përputhje me peshën e veprës penale është burgimi i përjetshëm”, deklaroi  prokurori Naim Abazi.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Më 11 shtator të 2025-ës Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave që morën pjesë në sulmin e Banjskës, në grupin e udhëhequr nga Millan Radoiçiç  të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe aktivitetet kriminale.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist dhe akt agresioni. Beogradi mohon se ka gisht në të.