Sulmohen shqiptarët, bombë në lokalin serb 

Sulmohen shqiptarët, bombë në lokalin serb 
MITROVICË - Një grup i sulmuesve serbë, ende të pa identifikuar, sulmojnë fizikisht dy të rinj, të përkatësisë etnike shqiptare, në veri të Mitrovicës.Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:00 në veri të Mitrovicës. 

Të njëjtit, janë dërguar në qendrën emergjente spitalore në veri të Mitrovicës, me lëndime të shkaktuara kryesisht në pjesë të kokës që konsiderohen si lëndime të natyrës së rëndë.Nuk është raportuar për persona të arrestuar lidhur me rastin.

Poashtu, pas mesnate është hedhur një granatë dore e cila ka shpërthyer brenda kafiterisë “Tiha Noq’, në pjesën veriore të Mitrovicës, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica. Nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Pas shpërthimit në këtë pjesa të qytetit janë parë edhe persona me armë automatike në dorë, duke patrulluar në këtë rrugë, kanë thënë burimet e gazetës. Rastin e shpërthimit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Mitrovicë. Por, policia aktualisht nuk ka të dyshuar dhe nuk i din motivet e këtij shpërthimi.

Por, korrespondenti i “Kohës” citon burime në veri se grupet kriminale serb janë ato që kanë hedhur granatën e dorës me qëllim të paralajmërimit të pronarit të kësaj kafiterie, i cili merr tendera nga pjesa jugore e Mitrovicës dhe Qeveria e Kosovës për t’i realizuar ato në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës. Sipas këtyre burimeve pronari i kafiterisë, Radojko Vllashkoviq, është njëri i qetë dhe nuk është i involvuar në grupe kriminale të veriut të Mitrovicës dhe të Kosovës. Edhe banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve kane theksuar se Vllashkoviq është njeri i urtë dhe nuk është i përzier në aksionet kundër shqiptarëve. 

Kafiteria ‘Tiha Noq’ gjendet në veri të Lagjes së Boshnjakëve mu pranë ndërtesave shumëkatëshe, në atë pjesë ku pothuajse nuk ka asnjë banorë shqiptar.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga