OKB-ja ka konfirmuar se një nga punonjësit e saj vdiq dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga plumba izraelitë.
Ata punonin për Departamentin e Sigurisë në OKB.
Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se ai nuk mund të zbulonte as kombësitë e tyre edhe pse "ata janë personel ndërkombëtar" dhe tha se gjëja e parë do të ishte të informonin familjet dhe qeveritë e tyre.
“Si pjesë e punës së tyre të përditshme, ata shkojnë në vende të ndryshme për të kontrolluar kushtet e sigurisë” dhe në këtë rast ishte Spitali Europian në Rafah, nënvizoi Haq, duke shtuar se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte identifikuar siç duhet si pjesë e flotës së OKB-së.
Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për një "hetim të plotë" mbi atë që ndodhi dhe tha se "dënon të gjitha sulmet" kundër stafit të OKB-së.
Zëdhënësi shtoi se "rreth 190" punonjës të OKB-së, kryesisht anëtarë të Agjencisë Palestineze të Refugjatëve (UNRWA) kanë vdekur në bombardimet e Gazës, por viktimat e sotme ishin kryesisht me origjinë të huaj.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Sulmohet automjeti i OKB-së në Gaza, vdes një punonjës dhe plagoset një tjetër










