Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikishtsot në mëngjes në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për KosovaPress se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona./Kosovapress