EGJIPT - Konsullata italiane në Egjipt është goditur nga një shpërthim i madh në zonën e quajtur El Gala në zemër të Kairos. Shkak për shpërthimin ishte një makinë autobombë e vendosur pranë ndërtesës ndërsa ajo ishte e mbyllur. Sipas ministrit të shëndetësisë së Egjiptit, Hossam Abdel-Ghaffa bilanci provizor është një i vdekur dhe 7 të plagosur.
Në mesin e të plagosurve është një grua dhe tre fëmijët e saj të moshës 11 deri 13 vjeç.
Nga raportimet mësohet se nuk ka asnjë shtetas Italian të plagosur.
Burime nga siguria egjiptiane, bëjnë me dije se shpërthimi ka dëmtuar fasadën e jashtme të konsullatës italiane si dhe disa shtëpi aty pranë. Lënda eksplozive ishte vendosur në një makinë në perimetrin e ndërtesës dhe u aktivizua me telekomandë.
Ministria e brendshme egjiptiane konfirmoi se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe 2 policë. Të plagosurit janë paraqitur në spital me fraktura dhe djegie të rënda.
Policia ndërkohë ka bllokuar rrugën “6 tetori” dhe rrugën “Gala”, të cilat të çojnë në konsullatën italiane.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA