/ATSH-AFP/ - Hoteli ku qëndronte kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah, në Aden, qyteti i dytë më i madh në vend, u godit sot me tre predha dhe u përfshi nga flakët, sipas burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve në terren.
"Ka pasur të vdekur dhe të plagosur gjatë këtij sulmi", deklaroi një përgjegjës, por pa saktësuar nëse mes viktimave ka edhe ministra.
Kryeministri Bahah, që është gjithashtu edhe zëvendëspresident i Republikës dhe ministrat e tij ndodhen në Aden, që është shpallur kryeqyteti provizor i Jemenit pasi u çlirua nga kontrolli i rebelëve shiitë Huthis pro-iranianë.
"Kryeministri Jemenit ka dalë i paprekur nga ky sulm me predhë kundër hotelit të tij", deklaroi një anëtar i qeverisë së tij.
/Shqiptarja.com