Sulmohet nga 10 persona ambasada kanadeze në Athinë, grupi anarkist 'Rubikon' merr përsipër autorsinë

Sulmohet nga 10 persona ambasada kanadeze në Athinë, grupi anarkist 'Rubikon' merr përsipër autorsinë

Pamje nga ambasada kanadeze në Athinë

GREQI- 10 anëtarë të grupit anarkist “Rubikon” kanë sulmuar bojëra me ngjyra dhe më sende të forta Ambasadën Kanadeze në Athinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë marrë filmimet e kamerave të sigurisë në mënyrë që të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Një reagim mbi ngjarjen ka ardhur edhe nga ministria e Jashtme greke, e cila e ka dënuar sulmin duke theksuar ndërkaq se akte të tilla nuk mund të influencojnë marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë dy vendet.

Rouvikonas (Greqia për Rubikonin) u shfaq si grup në verën e vitit 2015 dhe ka kryer sulme të shumta të ngjashme mbi ambasadat e Iranit, Izraelit dhe Arabisë Saudite. Më e fundit, ishte ajo e prillit të këtij viti, ku rreth 15 anëtarë të “Rubikon” sulmuan konsullatën turke në Athinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë

Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë