Policia ka njoftuar se ka dërguar materialet në prokurori, ku nisën hetimet ndaj 45-vjeçarit Arian Asimi, i cili gjatë ditës së sotme në fshatin Libonik të Maliqit kanosi dhe fyeu disa gazetarë, mes të cilëve edhe korrespodentin e Report Tv në Korçë, Armand Braho.

Ngjarja ndodhi në protestën që po zhvillohej me qëllim mos-shkrirjen e bashkisë Maliq, ndërsa organizatori Arian Asimi (i njohur edhe si aktivist i partisë së Adriatik Lapajt) dhe disa prej protestuesve sulmuan gazetarët që po raportonin ngjarjen në terren.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/ Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi A. A., përpara Bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’/ Sulmoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondentin e Report Tv! Nisin hetimet për aktivistin e Lapajt (VIDEO)