TIRANE- Mustafa Gjyzeli që u bë i njohur për goditjen me vezë nga kreut të grupit të LSI-së Petrit Vasili, është një mbështetës i Partisë Demokratike. Gjyzeli është fotografuar në Teatrin e Komedisë nga “A1 Report”, sapo doli nga homazhet në nderim të Ferdinand Ponit.
 
Gjyzeli pasi mori pjesë në homazhe, ka kritikuar edhe disa media që e konsideruan si të sëmurë psikik, duke thënë se nuk vuan nga asnjë problem i tillë. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës lavdëronte ish-kryeministrin Berisha.
 
Gjyzeli u lirua nga policia pasi qëndroi në qelitë e paraburgimit për disa orë.
 
Vetë Gjyzeli ka deklaruar se Vasilin e sulmoi, për shkak se ai ka vuajtur nga disa vendime të tij  si prishja e një bari në afërsi të aeroportit dhe për shkak të largimit nga puna të të birit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)