Sulmon me makinë ushtarët francezë, arratiset autori

Sulmon me makinë ushtarët francezë, arratiset autori

Foto ilustruese

Një shofer është në arrati, pasi u përpoq të sulmonte me makinë një grup ushtarësh që ishin duke vrapuar pranë kazermave të tyre në Francën juglindore.
Ushtarët e 93-të të Regjimentit të Artilerisë së Malit u futën në një hendek për të shmangur automjetin në Varces-Allières-et-Risset, pranë Grenoble.

(Harta e vendit ku ndodhi sulmi me makinë ndaj ushtarëve francezë)

Xhandarmëria ka dërguar patrullat afër për të kontrolluar targat. Makina thuhet se është një Peugeot. Policia ende nuk po spekulon rreth një motivi për sulm ndaj ushtarëve.

Incidenti ndjek një pengmarrje në një supermarket në qytetin jugperëndimor të Trèbes, pranë Carcassonne, në datën 23 mars.

Një shërbim përkujtimor u mbajt të mërkurën në Paris, për kolonel Arnaud Beltrame, një oficer policie që vdiq pasi u qëllua nga nga pengmarrësi, I cili shkaktoi vdekjen e tre viktimave të tjera. Sulmuesi 25-vjeçar, i cili tha se po vepronte në emër të grupit të Shtetit Islamik, u qëllua për vdekje nga policia në rrethim.

Presidenti Emmanuel Macron në shërbim i dha colonel Beltrame një Legion d'Honneur Mendalje Nderi)pas vdekjes - çmimi më i lartë i Francës.

Të jemi të gatshëm të vdesim në mënyrë që njerëzit e pafajshëm të vazhdojnë të jetojnë, kjo është zemra dhee premtimi i një ushtari.

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë