Sulmuan aeroplanmbajtësen ‘Lincoln’, SHBA bombardon bazat e rebelëve Houthi! IDF vijon sulmin në Bejrut, Hezbollah: Kemi vrarë 100 ushtarë izraelitë që nga Tetori

Sulmuan aeroplanmbajtësen ‘Lincoln’, SHBA bombardon bazat e rebelëve Houthi! IDF vijon sulmin në Bejrut, Hezbollah: Kemi vrarë 100 ushtarë izraelitë që nga Tetori

Foto ilustruese

Forcat amerikane nisën një ofensive sulmi kundër objektivave të lidhura me një milici të mbështetur nga Irani në Siri, në përgjigje të një sulmi raketor kundër trupave të Uashingtonit në vend. Ushtria amerikane e bëri të ditur këtë ditën e sotme (13 Nëntor).

Sulmet kishin në shënjestër "depon e armëve dhe objektin e selisë së logjistikës në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj personelit amerikan", tha Komanda Qendrore e SHBA në një postim në mediat sociale.

Rebelët Houthi hodhën raketa ndaj anijes luftarake amerikane.

“Në bazë të informacionit që kemi”, aeroplanmbajtësja “Lincoln” nuk u sulmua, ndryshe nga deklaratat e Houthi.

Këtë e tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, duke konfirmuar se dy destrojerët amerikanë në ngushticën Bab al-Mandeb ishin shënjestruar me dronë dhe raketa.

"Do të ketë pasoja për këtë sulm të pamatur", paralajmëruan ata, teksa më pas realizuan goditjet ndaj bazave të armikut, raporton “La Repubblica”.

Në krahun tjetër, Izraeli vijon betejat e tij në dy fronte, edhe pse me intensitet më të ulët. Një sulm goditi periferinë jugore të Bejrutit, pas një urdhri evakuimi të dhënë popullatës nga ushtria izraelite, raportoi AfpTv, imazhet e të cilit tregonin zjarr dhe tym në këtë zonë. Nuk dihet ende numri i të plagosurve, mes 12 dhe 13 Nëntorit.

Pas nuk ka mbetur as Hezbollahu, që pretendon se u ka rezistuar me sukses trupave izraelite, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ushtrinë dhe armatimet e shtetit hebre, që nga fillimi i ofensivës tokësore të Izraelit, në vendin fqinj më 1 Tetor.

Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram të cituar nga mediat lokale, lëvizja shiite libaneze siguron se ka eliminuar më shumë se 100 ushtarë dhe ka plagosur rreth 1000. Hezbollahu shton se ka rrëzuar 43 tanke Merkava, tetë buldozerë, katër automjete të blinduara dhe gjashtë dronë izraelitë.

“Rezistenca Islamike lëshoi ​​mbi 300 dronë dhe sulmoi me predha me precizion të lartë mbi 33 objektiva strategjikë në territorin e armikut”, thuhet më tej në deklaratë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore