Ylli Pata: Rikthimi dhe riciklimi! Dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump

Ylli Pata: Rikthimi dhe riciklimi! Dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump

Sali Berisha dhe Donald Trump

Në tubimin e triumfit elektoral të mesnatës së 6 nëntorit sipas orës amerikanet, në Convention Center të Palm Beach, zv.presidenti i zgjedhur i SHBA, J.D. Vance e titulloi fitoren e Donald Trumpit si “rikthimin më të madh politik” në historinë e SHBA.

Që në fakt, ajo fitore është një rikthim, fenomen super i njohur në historinë botërore që nga antikiteti e deri më sot.

Rikthimi është një hakmarrje politike e një figure të hequr nga pushteti me hir apo me pahir. Kush ja ka qëlluar e kush jo. Më i famshmi në histori është rikthimi i Napolon Bonapartit pas arratisjes nga Elba dhe 100 ditët e tij të famshme deri në Vaterlo.

Trump, e ka synuar politikisht rikthimin si një qasje politike të lëvizjes së tij politike që e solli në pushtet. Pjesë e një aleance ndryshe nga ajo 2016-s.

Rikthimi, është një proces politik që ndodh njëherë, por është mjaft i vështirë dhe nuk e ka efektin e herës së parë. Gjithsesi ka shumë që e kanë pasur, por në të shumtën e rasteve s’ja kanë qëlluar.

Ndërkaq, ne, edhe pse s'jemi as Athina e Lashtë, Roma e Çezarit, apo Franca e Napolonit, i kemi kaluar thuajse të gjithë rikthimet, sa tashmë po jetojmë erën jurasike në epokën moderne, ku si në fillmat e Steven Spielbergut, dinosaurët futen në kutitë e xhamta të televizioneve tona ditë për ditë e natë për natë.

Si Sali Berisha, e si Ilir Meta, po jëtojnë epokat e një ezaurimi politik, ku nuk merret vesh se në cilë etapë jemi.

Sali Berisha e pati rikthimin e tij triumfal, fiks si Donald Trumpi. Bëhet fjalë për vitin 2005, kur erdhi në pushtet pasi e kishin zbuar nga Presidenca në vitin 1997. Ai rikthim madje mori jo një por dy mandate. Dorëhqja e tij fake në 2013-n, ishte një akt që duhet të ishte ezauruar përfudimisht me tërheqjen përfundimtere nga politike.

Siç po e shohim, ajo nuk ka qenë as dorëheqje as tërheqje, por thjesht një dalje në prapaskenë për të tërhequr telat e kukullave të tij. Dalja e tij tashmë si një figurë aktive politike, i nisur prej halleve të tij gjyqësore, është një tjetër proces që po mban peng jo thjesht skenën, por mbi të jitha ngjizjen e një klase politike të re opozitare.

Proces që është shumë i vështirë e në të gjithë botën ajo nuk krijohet vetë, por del e “gatuhet” nga dhoma të mëdha pushtetin dhe lobimesh që krijojnë klasën politike.

Vetëm 1990 ishte një rast fatlum shqiptar ku nga lëvizja e studentëve dhe katedrat universitare doli një klasë politike, e cila nuk se e ndriti shumë, por duke qenë intelektualë, përgjithësisht ata shihen si më të fisshëm sesa lojtarët e peshave të rënda.

Ndërkaq, edhe Ilir Meta është rikthyer pas goditjes së madhe që i bëri Fatos Nano, duke u bërë për disa vite i ashtuquajturi "King Maker”. Madje hipi edhe në majën e Olimpit politik shqiptar siç është Presidenca dhe më pas ra si kovë pusi aty ku është sot.

Edi Rama nga ana tjetër, duket se nuk do të ketë nevojë për një rikthim pasi po i kryen tërë fazat në një pushtet të stërgjatë që nga 2013-a.

Në 2025 do të kemi sërish Ramën në kulmin e pushtetit ë vet përballë dy të ricikluarve që thuajse kanë një perceptim pëlqyeshmërie të ngjashëm në publik.

Shqiptarët përgjithësisht janë treguar mjaft bujarë me klasën e vet politikë; i kanë llastuar, duke i dhënë edhe një e dy shanse për të “rinusëruar”, por mirënohja që kanë marrë mbrapsht ka qenë zero.

Edhe Silvio Berlusconi i ndjerë, që insistonte në fund të jetës e me probleme të rënda si shëndeti e si demence për të qëndruar, u bënë bashkë fëmijët dhe i kujtuan se ka ardhur koha e largimit. E kështu e gjithë borgjezia industrial milaneze bëri nga e para Giorgia Melonin, e cila ishte 4% para 4 vitesh e sot është një politikane që nuk njeh humbje prej më shumë se dy vjetësh./Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane