Sulmuan me gurë 4 punonjës të IKMT-së dhe një punonjës policie, arrestohet një banor i 'Astirit', 7 në kërkim

TIRANË-Një banor i zonës së 'Astirit' është arrestuar, shtatë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e djeshme, pasi akuzohen se goditën me sende të forta 4 punonjës të IKMT-së dhe një efektiv policie, shefin e Specialistëve Policimit në Zonë Qani Lami.

Sipas policisë, paraditen e djeshme në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, rreth orës 10:45 këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Pas ngjarjes autorët janë identifikuar nga pamjet filmike, teksa njëri prej tyre, Sh.S. 50 vjeç është arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë janë në kërkim; J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe E.D., 35 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Edhe pse ARRSH u bëri thirrje disa familjeve që kanë pranuar të marrin shpërblim për të dorëzuar dokumentacionin në mënyrë që të marrin paratë, të tjerë banorë të Astirit vijojnë të jenë skeptikë dhe kanë vijuar të mos bien dakord për dëmshpërblim. Prej një viti një grup banorësh që nuk kanë dokumentacion të rregullt janë ngritur në protestë duke kërkuar dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roja: 08/11/2019 16:20

    Arrestojini qente e ndyre....

    Përgjigju
  • tani: 08/11/2019 10:04

    policia ne kembe e populli ta perkrah ate ne te gjitha mendyrat.Eshte detyra numer nje e cdo shqiptari ne luften pa kompromis te bandes hajdutave te Astritit per mprojtjen e ligjeve te shtetit nga kto vagabonde.Perzerja e tyre dhe familjeve tyre nga Tirana eshte emergjente.Eshte krejtesisht te papranushme sulmet e kesaj bande kundrejt punojseve administrative apo punojsve te policis.Ky drup I organizuar duhet japin llogari e te denohen sipas ligjeve ne fuqi.Nuk duhet te neglizhohet edhe perzerja e tyre apo familjeve tyre nga Tirana.Eshte thjeshte detyre patriotike e cdo shqiptari pamvaresisht bindjeve politike.

    Përgjigju
    • Mondi: 08/11/2019 11:36

      Futja kot Si thua ti ti leme hajdutet te vjeddhin milionat ne tendera dhe atyre ti prishen shtepite pa u paguar deshperblim?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda