Banorët e Astirit bëjnë për spital shefin e SPZ dhe punonjësin e IKMT, Balliu: U provokuan, duam dialog!

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir”, ku protestuesit e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta shefin e Specialistëve Policimit në Zonë Qani Lami dhe një prej punonjësve të IKMT Albert Bitraj 50-vjeç, në momentin kur ky i fundit ka qenë duke punuar duke i shkaktuar fraktura të forta në kokë dhe në duar. Bitraj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve 50 vjeçari po punonte dhe teksa lajmëronte banorët e kësaj zone të cilët u preken banesat nga ndërtimi i rrugës, është sulmuar me mjete te forta duke i shkaktuar edhe plagë të rënda.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu kërkoi nga qeveria që të ulet në dialog me banorët për të gjetur një zgjidhje. "Banorët e Unazës kërkojnë dialog, përplasja nuk shërben për asnjë. Gërvishtja më e vogël ndaj një eksponenti apo oficeri të policisë, apo punonjësi të shtetit është gërvishtje për shoqërinë dhe për të gjithë. Nuk ka pse të ketë përplasje të tilla kur mund të ketë dialog. Përplasjet janë dicka e shëmtuar dhe e turpshme e cila dëmton cdo njeri. Banorët kanë një vit që kërkojnë dialog.

Në një vit asnjë person nuk ka ardhur të flasë me ata. Ata vijnë sot dhe u thonë 'dilni nga shtëpitë ditën e hënë'. Ky është provokim, cfarë taksirati ka punonjësi i IKMT apo qytetarët që të gërvishten, që të mbushin xhepat politikanët. Një përfaqësues ti marrë banorët dhe të diskutojë dhe të zgjidhet me dialog. Ja do të vijë IKMT do të shembë shtëpitë, ai dhe policia nuk duan ti dhunojnë, por merr një urdhër nga një person që rri në Surrel. Banori është i detyruar që të rezistojë. I bëj thirrje PS-së që ti kërkojë kryetarit dhe qeverisë dialog, dialog kanë bërë shtetet edhe kur kanë qenë në luftë, ky nuk bën dialog me qytetarët" tha Balliu.

Ndërkohë me anë të një reagimi, "IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçerore, barbare dhe të paligjshme."

Edhe pse ditën e djeshme ARRSH u bëri thirrje disa familjeve që kanë pranuar të marrin shpërblim për të dorëzuar dokumentacionin në mënyrë që të marrin paratë, të tjerë banorë të Astirit vijojnë të jenë skeptikë dhe kanë vijuar të mos bien dakord për dëmshpërblim. Ata kanë dalë edhe sot në protestë ku kanë dhunuar edhe punonjësin e IKMT i cili po punonte.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/11/2019 19:59

    Arrestoni kete hale qe e ka emrin Elvis gonari urgjent prapa hekurave prishjani shtepite malokerise te shkojne andej nga Kane ardhur se qelben dynjane

    Përgjigju
  • Zhelal Mëziu: 07/11/2019 18:10

    E gjitha kjo qe po ndodh vetem per faktin qe panoret e unazes se re jane votues te PD-se! Kur te vijme ne ne pushtet do i demshperblejme te gjithe, pa perjashtime!

    Përgjigju
  • vera: 07/11/2019 17:53

    RAMA MERRI PERPARA KETA QELBESIRA ,,KE MBESHTETJEN E QYTETAREVE TE TIRANES,,,,

    Përgjigju
  • Raul: 07/11/2019 17:31

    Oh keta horra të rrugëve, shpellareve te unazës së madhe duhet me jua vendos hurin në byth, këtyre malokeve të Astirit.

    Përgjigju
  • Drita: 07/11/2019 15:29

    Ka nje vite qe banoret e Tiranes ndeshen me keta kafshshe te hikin plerat nga kane ardhur dhe te lene qe te ndertohet rruga, kush ju lejon juve banditr te vini dore mbi punonjsin e shtetit, te organizohet ushtria dhe ti degjeneroj shpellaret

    Përgjigju
  • Tahiri: 07/11/2019 15:29

    TE ARRESTOHEN KETA NJEREZ ANTISHTET,, QE DHUNOJNE NJEREZIT NE DETYRE ,QE KANE DALE PER TE BERE PUNEN E TYRE,,EDI RAMA DERGO USHTRINE TEK ASTIRI DHE FSHIJI KETA NDYRESIRA,,DUAN TE SHKATARROJNE TIRANEN ME NDERTIME TE JASHTLIGJSHME. ,,RRACE E POSHTER.....PTU...

    Përgjigju
  • Hasani: 07/11/2019 14:39

    Pronaret e ligjshem kompensohen me tokat e atyre qe sot kerkojne demshperblimin e shtepive apo bizneseve. Kush jua la tokat ne mes te Tiranes ketyre?

    Përgjigju
  • Miti: 07/11/2019 14:15

    Po ti kishin prishur me force ato 30 shtepi, do kishte patur 2 dite zhurme dhe ulerima dhe do kishte mbaruar me kohe. Nuk e kuptoj pse e zgjasin kaq shume.

    Përgjigju
  • Populli: 07/11/2019 13:01

    Te arrestohen te gjithe banditet e Astirirt

    Përgjigju
  • Populli: 07/11/2019 12:59

    Policia te hapi zjarr kunder bandave te astirit keta rrugac po bejn 30 vjet qe shfrytezojn token tani duan leket e tokes policia sduhet te rrij kaq indiferent ndaj banditave.. ZJARR...

    Përgjigju
  • Loran: 07/11/2019 12:19

    Hahah mir ja u kan ber shum mir bile hajduteve te ikmt jan ber si band kusaresh

    Përgjigju
    • Toni: 07/11/2019 13:23

      Sa idiot je? Si ka mundesi te kenaqesh me fatkeqesine e tjetrit? Uroj te pesosh ate qe pesoi punetori i shkrete! Shpellarist pa tru!

  • Tutu: 07/11/2019 11:52

    Shteti duhet te tregoje dhembet ketyre kafsheve grabites te pronave te te tjereve dhe kryekafshes Sali Berisha qe eshte fajtori i vetem i kesaj masajre mbi pronat...

    Përgjigju
    • sapa: 07/11/2019 12:41

      Pse ka shtet albania?po te kishte shtet as do arrinte situata deri ketu.Eshte i vetmi vend ne bote ku ndodhin te tilla ngjarje.

    • goni: 07/11/2019 12:05

      nuk e kuptoj pse i tolerojn kaq shume ... rruga esht jetike per qytetin dhe esht e zaptuar me force te marrin demshperblimin dhe ikin ti hapin rrugen zhvillimit qytetit se esht be gangren trafiku dhe qarkullimi ne ate zon nga dogana

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë