Futbolli italian është përshirë nga një valë hetimi pas skandalit “Calciopoli”  dhe të basteve.

Agjentët e Guardia di Financa kanë sekuestruar dokumente mbi kontratat e futbollistëve në zyrat e 41 skuadrave të futbollit të kategorisë A dhe B përfshirë dhe atyre të disa klubeve të vogla.

Në listën e të implikuarve është edhe shqiptari Erjon Bogdani, i cili akuzohet për evazion fiskal. Bogdani dyshohet se ka mashtruar me firmosjen e kontratave gjatë periudhës që ka luajtur në kampionatin italian.

Në hetim janë përfshirë shumë futbollistë të njohur në Itali dhe në botë për përfshirë në këto afera.

Ndër klubet më të njohura të pëfshirë në këtë hetim janë ato të Juventusit, Milanit, Interit, Napolit dhe Romës.

Mes menaxherë sportivë që janë përfshirë në hetimin zyrtar të Guardia di Financas është Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggi, ish-drejtori i

Juventusit i përfshirë në skandalin “Calciopoli”. Por, ajo që pritet me më shumë interes për shqiptarët është fakti se si do të përfundojë procesi për Erjon Bogdanin.


d.b/shqiptarja.com