Kombëtarja gjermane e futbollit, e cila gjithmonë është karakterizuar për grindën e saj në fushën e blertë, mesa duket e ka humbur identitetin e saj në futboll.
Të paktën kështu është shprehur Drejtori Sportiv i Bajernit të Mynihut, Matias Sumer.

Ekipi gjerman që prej vitit 1996 kur fitoi titullin kampion Europe në atë ndeshje dramatike kundër Çekisë, ku fatin e ndeshjes e përcaktoi golden goli në kohë shtesë i sulmuesit Oliver Birehoff, nuk ka fituar ende në kompeticion madhor.

Sumer pranon se në krahasim me përfaqësueset e tjera si Spanja apo Italia, është e vështirë të përcaktosh stilin apo mënyrën e lojës së “Die Mannschaft”.

"Mund të them në siguri se panterat e zeza momentalisht nuk kanë një identitet të vetin. Mund të flas për Spanjën, Italinë apo kombëtare të tjera por e kam të vështirë të përcaktoj Gjermaninë. Përfaqësuesja jonë përbëhet nga lojtarë me moshë të re që janë të talentuar edhe pse duhet të punojmë që të krijojmë një identitet tonin. Mendoj se jemi në rrugën e duhur por ka ende punë për të bërë. Me përjashtim të ekipeve të të rinjve, u bë një kohë e gjatë që Gjermanisë i mungon një titull i rëndësishëm”, është shprehur ai në një intervistë.

Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Lëv, në miqësoren e luksit kundër Argjentinës, e cila u zhvillua në Frankfurt ditën e mërkurë, u mund me rezultatin 3-1.

(eb/shqiptarja.com)