Sunak anulon ndërtimin e hekurudhës Birmingham-Manchester për shkak të vështirësive financiare

Sunak anulon ndërtimin e hekurudhës Birmingham-Manchester për shkak të vështirësive financiare

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar linjën e planifikuar hekurudhore HS2 nga Birmingham në Manchester, kjo për shkak te vështirësive financiare.

Sunak tha se qeveria do të investojë 36 miliardë paund të kursyera nga HS2 në projekte të tjera transporti në të gjithë vendin, duke përfshirë një sërë skemash rrugore, raporton CNN.

HS2 kishte tejkaluar në kosto dhe planet tha Sunak, duke shtuar: “Faktet kanë ndryshuar dhe gjëja e duhur për të bërë kur faktet ndryshojnë është të kesh guximin për të ndryshuar drejtimin”.

Paratë e kursyera do të riinvestohen në "qindra" projekte të reja transporti në zonat e mesme angleze dhe në veri të Britanisë, tha Sunak në Konferencën e Partisë Konservatore në Mançester në veri të Anglisë.

“Kjo do të thotë 36 miliardë paund investime projekte që do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në të gjithë vendin tonë. Plani ynë do të nxisë shumë më tepër rritje dhe mundësi këtu në veri se sa një tren më i shpejtë për në Londër ndonjëherë", tha Sunak.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times

Iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times