Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu britanik Sunak kanë pasur sot një bisedë telefonike për të diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë  duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë britanike.

"Kryeministri vuri në dukje progresin e madh të bërë nëpërmjet partneritetit Mbretëri e Bashkuar - Shqipëri për migracionin. Të dy udhëheqësit pranuan se më shumë punë duhet për t'u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi presin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

Gjatë bisedës theksi u vu edhe tek sigurimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.  Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit

Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit" informoi sot zyra e shtypit e qeverisë britanike.