Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka mbërritur në Izrael për bisedime me liderët e tij. Ai është takuar edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Më vonë Sunak do të udhëtojë në vende të tjera të rajonit për diskutime të mëtejshme, ka njoftuar Downing Street.
Para fillimit të bisedimeve, Sunak tha se ishte i lumtur që ndodhej në Izrael në një periudhë kaq të rëndësishme. Ai shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e tij ndaj popullit izraelit, raporton The Guardian.
“Jam këtu mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin tim me popullin izraelit. Ju jeni përballur me një sulm të tmerrshëm terrorizmi dhe unë dua që ju të dini se Mbretëria e Bashkuar dhe unë jemi me ju”, tha Sunak.
Ai mbërriti një ditë pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me Kryeministrin e Izraeli, Benjamin Netanyahun në Tel Aviv. Biden do të takohej më pas me liderët arabë në Jordani, por kjo u anulua pas shpërthimit shkatërrues në spitalin arab al-Ahli në Gaza, i cili shkaktoi qindra viktima.
Në fjalimin e tij që mbajti të mërkurën në parlament, Sunak tha se inteligjenca britanike po punonte për të zbuluar shkakun e shpërthimit. Ushtria izraelite ka prodhuar prova që tregonin se shpërthimi ishte rezultat i një rakete të lëshuar nga grupi militant Xhihadi Islamik, duke gjuajtur gabimisht. Grupi ka mohuar përgjegjësinë.
Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli do të lejojë Egjiptin të dërgojë sasi të kufizuara ndihme humanitare në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 16:06
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor, 15:28
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 14:17
-
Izraeli pranon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis
24 Dhjetor, 07:21
-
Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut
23 Dhjetor, 16:45
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori
21 Dhjetor, 15:46
-
Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht
20 Dhjetor, 12:33
-
Lufta/ Izraeli bombardon 2 shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur! IDF: Shërbenin si qendra komandimi të Hamas
20 Dhjetor, 08:37