Sunak planifikon të ‘ndalojë duhanin’ për brezat e rinj

Sunak planifikon të ‘ndalojë duhanin’ për brezat e rinj

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të prezantojë disa nga masat më të ashpra në botë kundër pirjes së duhanit. Ai ka deklaruar se këto masa do të ndalojnë gjeneratën e ardhshme që të mos jenë në gjendje të blejnë ose të konsumojnë cigare.

Masat, të cilat janë ende në shqyrtim, janë pjesë e një përpjekjeje të qeverisë së Rishi Sunak për t’u fokusuar tek konsumatorët përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Një zëdhënës i qeverisë tha për tabloidin The Guardian se qëllimi i kësaj gjëje është që të largojnë zakonin e njerëzve për të pirë cigare deri në vitin 2030. Përveç kësaj, sipas planit, 1 milion cigare elektronike do të jepen falas, si dhe stimuj të tjerë për ta lënë duhanin.

Qeveria Sunak, po shqyrton masa të ngjashme me ato të prezantuara nga Zelanda e Re dhjetorin e kaluar. Me këto masa u rrit gradualisht mosha në të cilën lejohet pirja e duhanit dhe kështu do të ndalohet efektivisht shitja për të lindurit pas 1 janarit 2009, ndërkohë që sasia e duhanit në produktet e tjera të duhanit është ulur dhe ato do të shiten vetëm nga dyqane speciale dhe jo supermarkete apo minimarkete.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë