Supa e lirisë

Supa e lirisë

 

Shumë bashkëatdhetarë të mërzitur me administrimin e zgjatur përtej eksperiencave të mëparshme, parashikimeve, dëshirave dhe aftësisë për durim në rotacion pushtetesh, që nga mesi i mandatit të dytë të socialistëve, në këtë hapsirën tonë eksplozive mediatiko-politike, po eksperimentojnë lloj lloj gatimesh me receta të çuditëshme që ofrohen në publik. Tani entuziazmi është për bashkëpunimin “Foltore” e familjes Berisha + LSI e familjes Meta, që ofrohet si formulë “fituese” përballë pozitave të mirëvendosura të socialistëve si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë vendor. E quajnë shtëpia e lirisë, por duket më shumë si një supë e vjetër dhe e ricikluar pafundësisht.

Kur nga njëra anë kemi të majtët si një organizim politik i strukturuar, i stërvitur, i mirëmenduar sistematikisht, nga ana tjetër kemi, si të themi, mish pule dhe mish derri, të zier e të rizier, të ngrohur e të ringrohur duke shpresuar që supa prej tyre, më në fund, të dalë ajo e dëshiruara. E di e gjithë bota tashmë, duhet ta kemi mësuar edhe ne me aq tepër emisione kuzhine nëpër TV, që baza e një gatimi të mirë është cilësia e përbërësve, gjë që vlen edhe në “supën” Foltore + LSI, nga ku kemi prej kohësh prova tepër të dukshme se cilësia është më poshtë se zero.

Atëherë, kush ofron këtë alternativë si një formulë të mundshme për të rrëzuar, kundërshtuar, pushtetin e të majtëve, ose është aq pa sy dhe veshë sa nuk kupton as më të trashën e dukurive, ose, për përfitime personale janë të gatshëm të quajnë të mrekullueshme më të pagëlltitshmen e të gjitha çorbave politike të gatuara ndonjëherë në këtë vend.

Për të kuptuar këta bashkëatdhetarë që “supën” Foltore + LSI na e sjellin si shembull të opozitarizmës që i duhet Shqipërisë, mjafton të shohim se sa herë në diskurset e tyre janë shqetësuar për vilat mbretërore të dy liderëve F+LSI në Gjirin e Lalëzit, për veprimet tepër të rënda kundër shtetformimit bërë në sy të të gjithëve, e sidomos, për mënyrat flagrante dhe të jashtëligjshme që vazhdojnë të aplikojnë edhe duke qëndruar në opozitë.

Për të gjetur një President të çmuar, të ekuilibruar, të matur, një vend me 60 milionë banorë si fqinji ynë Italia, e pati të vështirë. U rizgjodh Sergio Mattarella, megjithëse kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar misionin. Kështu bën një shoqëri që e ka për zemër qetësinë, ekuilibrin, progresin: Nuk i lëshon kollaj njerëzit e vet më të mirë. Ndërsa disa nga ne shesin e rishesin si shpëtimin e Shqipërisë, si të ardhmen pas Ramës e Veliajt, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kushdo mund t’i bëjë vetë llogaritë e të shohë që Shtëpia e Lirisë është vetëm e njëjta supë gatuar me përbërës të vjetër e tepër të dëmtuar. Duhet vullnet, kohë, punë dhe përkushtim për t’u dhënë hapësirë shqiptarëve vërtetë të vlefshëm dhe të mirë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 03/02/2022 17:58

    Supa Meta Berisha eshte e gatuar me uje fekalesh...

    Përgjigju
  • Arjola: 03/02/2022 15:08

    Nga njera ane e majta? Pse e majte quhet nje subjekt qe perfaqesues lokal ka bashkeshorte te biznesmeneve, si rasti i Durrsit? Apo qe "shoqni" tavoline ka Lucen e peshkut? Apo qe deputetet i ka me kuota aksionesh ne mil euro? Pse e majte quhet kur con te varferit ne vdekje se skane me ca ngrohen? Apo qe u rrafshon shpi e katandi cave me pretekstin se do strehoje ca te tjere? Supa e krimineleve si Meta dhe Berisha eshte lule para kagshates qe te ngec ne fyt nga turlia e organizuar mafioze e Rames dhe atyre servileve qe u vene nga pas. Dhe qe tashme po "farketohen" si simbol te "qytetarise" se shtirur te burokracise korruptive komuniste.

    Përgjigju
    • Pensionisti: 03/02/2022 18:07

      Lhahaha...!!!!sa shume per te qeshur.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë