Supë krem pule
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 2 lgj vaj ulliri
- 50 gr gjalpë
- 3 lgj miell
- 2 vezë
- 2 limona
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi e kemi larë mirë pulën e vendosim të ziejë në ujë me kripë dhe pak uthull.
Kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët së bashku me karrotën. Pasi qepa të marrë pak ngjyrë shtojmë pak miell, vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas e shuajmë gatimin me buljonin e mishit. Mishin e pulës e ndajmë në copëza, e shtojmë së bashku me selinon dhe e lemë të marrë valë me gjithë përbërësit e tjerë. Rrahim vezët me lëng limoni dhe e shtojmë masën tek supa. Në fund e spërkasim supën me majdanoz dhe me erëza sipas dëshirës.